Shqipëria është në një situatë emergjente përsa i përket përhapjes së koronavirusit. Deri më tani janë shënuar 663 të infektuar, ku 27 prej tyre kanë humbur jetën. Masat nga qeveria janë drstike dhe ndëshkimet gjithashtu.

Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të dalin nga shtëpia vetëm 90 minuta në ditë për të bërë pazaret. Gjithashtu janë pezulluar të gjitha aktivitet, sportive, kulturore dhe argëtuese.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, ka nga ata qytetarë që nuk durojnë dot të mos shkojnë në bar-kafe, edhe pse ato janë të mbyllura.

Një rast epik ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA, nga fshati Trush në Shkodër. Një banor i zonës, i cili ka qenë duke konsumuar kafe në lokalin e fshatit është frikësuar, pasi ka mbërritur policia. I gjendur në atë situatë ai ka vendosur të dalë nga dritarja e banjos së lokalit.

Kujtojmë se në këtë situatë izolimi prej pandemie nuk kanë munguar momentet e pazakonta mes policisë dhe qytetarëve, dhe kjo është një nga ato.