Shkodra në një kohë tepër të shkurtër u kthyer në njnë vatër të rrezikshme infeksioni të koronavirusit dhe përgjegjësitë për këtë deputetja e PS-së Ermonela Felaj ia adresoi kryetares së Bashkisë së Shkodrës në detyrë, Voltana Ademit. Në një lidhje skype në Report TV për emisionin ”Repoiltix”, Felaj akuzoi drejtpërdrejtë kryetaren Ademi se ka shpërdoruar detyrën duke mos marrë asnjë masë në drejtim të zbatimit të rregullave. Të njëjtin gjykim deputetja Felaj bëri edhe për ish-deputetin e Shkodrës, Bardh Spahia.

”Situata kërkoi solidarizim por fatkeqësisht nuk e patëm edhe një bashkim të opozitës me pozitën. Nuk mund të akuzoj të gjithë opozitën, por ka edhe nga ata njerëz që luajnë një rol thellësisht negativ. Rasti Shkodrës është rasti më tipik. Ku deputetë apo kryetarja e Bashkisë së Shkodrës në detyrë, u mor me politike në vend që të shihnin detyrimet e tyre në zonat ku janë ngarkuar të veprojnë. Besoj se është tërësisht mospërfillja, neglizhenca dhe mos ushtrimi i detyrës së kryetares së bashkisë Shkodër, në drejtim të sigurimit dezinfektimit të ambienteve publike, që nga tregjet të parat, mosndjekja e rregullave në lidhje me vendvarrimet dhe numrat e personave që merrnin pjesë, ajo që e shndërroi Shkodran në vatër infeksioni. Sa herë e kam parë në televizor të dalë kam ndjerë keqardhje jo për të, por për qytetarët e Shkodrës që udhëhiqen nga një njeri i tillë, që nuk ka asnjë përgjegjësi dhe që në gjykimin tim e ka shpërdoruar detyrën. Të njëjtën gjë bëri dhe deputeti tjetër i Shkodrës Bardh Spahia, që në vend të dilte dhe publikisht të nxiste qytetarët në respektimin e masave, por bëri të kundërtën. Ne nuk i shpikëm këto masa. Këto janë masa që i orienton OBSH. Të papërgjegjshme deklaratat, mbase nuk fituan betejën me masat, betejën lidhur me historinë e riatdhesimeve, çdo ditë shpikin nga një gjë të re”-tha deputetja e PS Felaj.

Ndërsa lidhur me çështjen e riatdhesimeve, Felaj u shpreh se zgjidhja ka qenë shumë e mirë dhe është parë si një operacion humanitar. Dhe për të siguruar shëndetin e tyre dhe të afërme këtu, emigrantët duhet patjetër të karantinohen.

”Ndjekja e zbatimit të karantiminimt nga ana e tyre do të jetë shumë i rreptë që të mos lejojmë vatra të reja infeksioni në një moment që një shumicë kanë sakrifikuar kaq shumë dhe s’duhet që këtë sakrificë të madh ta çojmë dëm për disa që nuk duan të kuptojnë”-theksoi deputetja Felaj

Ndërsa lidhur me masat që kemi marrë do të ecim sipas situatës, ”shtrëngo e liro” theksoi se:

”Është i pamohueshëm kontributi medias. Fatmirësisht e ndjejmë që situata është mirë falë rregullave. Ne do të ecim shtrëngo e liro, për t’i dhënë frymë ekonomisë në varësi të situatës. Në vijim masat duhet të na kthehen si shprehi për veten. Kanë shërbyer për mirë. Njerëzit janë më të prirur ndaj higjienës. Dhe kjo shtyn dhe institucionet të kujdesen për njerëzit”, tha Felaj.