Si një shenjë mirënjohje për të gjithë të pranishmit që ishin pranë familjes së saj në këtë moment të vështirë, aktorja Mirjeta Ljarja ka gjetur forcën për ti falenderuar. Në një fjalim shumë të shkurtër, ajo shprehet nuk është e pishmanit për këtë ceremoni kaq të thjeshtë.

“Nuk kam pishman që është një përcjellje kaq e thjeshtë, por është shumë shpirtërore. Mesazhet janë pafund që kanë dalluar pjesën njerëzore, pjesën e mirë të Rikardit, jo pjesën e ekranit. Ju falenderoj që e thyet këtë vështirësi dhe jeni këtu me ne sot. Është shumë më e bukur, kaq thjeshtë, më njerëzore” tha Marjeta.