Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një afat se kur mund të kemi një datë për atë që do të ndodhë me shkollat dhe universitetet, nëse do të hapen apo jo brenda këtij viti akademik.

“Deri në fillim të javës tjetër do të kemi një vendim për shkollat dhe universitetet. Nuk është e lehtë. Deri sot që flasim vetëm Danimarka i ka hapur shkollat, pjesërisht edhe ajo. Me gjithë kryeministrat e tjerë që kam folur kam dëgjuar të njëjtën gjë: nuk e dimë çfarë të bëjmë, do ta shikojmë’ tha Rama.

Ndërsa theksoi se rrisku është shumë i madh me hapjen e tyre, kujtoi edhe atë që e quajti taksirat të vendit, për shkak se tërmeti i 26 nëntorit ka prishur shumë godina ku mësonin nxënësit.

“Mos të harrojmë që kemi edhe një taksirat tjetër, pasojat e tërmetit, ku kemi humbur shume shkolla ne zonen me te mbipopulluar te Shqiperise, Tirane Durres e ne rreth, qe na ka sjellë mbipopullime në shkollat e tjera. Nëse i hapim shkollat, rrisku është shumë i madh. Sidoqoftë do të kemi një vendim javën e ardhshme