Ditët e karantinës kalojnë mes librave, mësimit online, lojërave elektronike dhe vëzhgimit të botës nga dritarja e shtëpisë. Izolimi duket se i ka privuar fëmijët të kenë pjesë të tyren lojërat dhe argëtimin në natyrë, i ka shkëputur nga sportet e tyre të preferuara dhe kjo në disa raste mund të krijojë konfuzitet te ta.

Por për Geartin, vetëm 13 vjeç, kjo periudhë dhe ditët e karantinës kanë qenë frymëzimi i radhës për të krijuar projektin e tij unik. Dëshira për të patur kontaktin produktiv me teknologjinë e ka lidhur Geartin me krijimin e projektit të cilin e ka prezantuar me shumë pasion në kanalin e tij në Youtube.

Sistemi i Menaxhimit të Shkollave, një ide duhet thënë mjaft e gjetur për tu ardhur në ndihmë nxënësve, mësuesve dhe prindërve në interaktivitetin e tyre me notat, raportet dhe funksionalitete të shumta. Projekti i prezantuar nga vetë Gearti tregon me përpikmëri sesi sistemi ndërvepron për të krijuar një marrëdhënie të ndërsjellë dhe jo të komplikuar mes mësuesve, nxënësve dhe vlerësimeve të tyre.

Një modul i mirëmenduar nga 13 vjeçari që duket se në fushën e teknologjisë do të ketë një të ardhme të ndritur. Natyrisht, puna e Geartit bëhet frymëzim për bashkëmoshatarët e tij dhe të gjithë atyre që kanë një pasion të veçantë. Karantina mund edhe të zbulojë apo të rizgjojë talente të rralla te ne dhe Gearti na e ka vërtetuar më së miri këtë.

Duke i uruar fat dhe shumë sukses Geart Ferhatit në punën e tij dhe krijimeve frymëzuese ju ftojmë të ndiqni prezantimin e e projektit