Nëse paradite nuk u raportua nga Ministria e Shëndetësisë asnjë rast i ri me Covid19 në Shkodër, pasdite situata është rënduar.

Burime të ABC News tregojnë se bilanci i të infektuarve në Shkodër është shtuar me 6 të infektuar të rinj.

Mësohet se kanë rezultuar pozitiv me Covid19, mes tyre një infermiere, dhe një punonjës i burgut të Reçit. 4 të tjerë janë qytetarë, mes te cileve ka edhe nje vater te re ne afersi te hyrje te Shkodres.

ABC News ka mësuar se punonjësi i burgut është polic i togës së shoqërimit në Reç të Malësisë së Madhe.

Burime për ABC News raportojnë se polici i burgut ka lidhje farefisnore me të infektuarit në Shirokë, një prej tyre punonjëse e fasonerisë që është pozitive prej disa ditësh.

Kështu, Shkodra ka rritur numrin e të infektuarve me koronavirus duke shkuar ne 77 te prekur.

Ndërkohë sa i përket të infektuarve, pesë prej tyre janë ritestuar dhe janë konfirmuar me Covid19.

Ata i përkasin familjes në lagjen Dobraç të Shkodrës./abcnews.al