Ish Kryeministri Sali Berisha ne nje interviste per gazetarin Simon Shkreli, ne TV Rozafa ka deklaruar se ka ndjekur nga afer ate cfare po ndodh ne Shkoder.

Une e kam ndjekur zhvillimin ne Shkoder edhe para shfaqjes se rasteve te para. Shkodra ka qene teresisht e injoruar, poshtersisht e injoruar, qellimishte injoruar.

Une mund te them ty se kam pasur raporte qe infermieret ne Muriqan, diktonin raste dhe u thuhej lerini te shkojne se nuk jane. Por kulmi i qendrimit te papergjegjshem, per te mos thene armiqesor, arriti kur ne diten ne Shkoder u zbuluan 13 raste me gjithsej 18 teste. Cfare do te thoshte kjo ? Te pakten minimumi edhe te pakten 50 te tjere te infektuar u lane pa u zbuluar dhe ata pastaj paten dhe kane mundesi te infektojne dhjetera te tjere. Neqoftese ate dite, ne 18 teste u zbuluan 13 raste aty te pakten testimit duhet ti nenshtroheshin me standartin shqiptare rreth 100 raste, me standartin minimal 180 raste me strandartin me te mire te pakten 500 raste. Por ajo dite e zeze e atyre qe mbajten ate qendrim u mbyll me 18 testime.

Qendrimi ndaj Shkodres kriminal dhe i papergjegjshem. 3 te semure kane vdekur ne reaminacion, dje kam njoftuar se reanimacioni ka disa te semure dhe jane lene me qellim aty. Nuk e di nese ky repart i ka te gjitha pajisjet, por lenia e te semureve rende dhe mos sjellja ne sherbimin e specializuar eshte akt i papergjegjshem. Kulmon ky qndrim i narkozyrtareve kur ato nuk informonin kryetaren e bashkise, e perjashtonin zonjen Ademi nga pergjegjesite qe duhet te marre pushteti vendore, i mbanin te fshehta te gjitha te dhenat.

Te gjitha keto kane krijuar nje situate jo te favorshme ne Shkoder. Prefekti eshte koka e turkut por koka e krimit eshte ne Tirane. Krimi eshte i atyre qe testojne 18 persona per 13 te infektuar.

Posted by TV Rozafa on Tuesday, April 14, 2020