Presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, ku edhe i është përgjigjur pyetjeve të moderatorit Rezar Xhaxhiu.

Gjatë intervistës ai e ka pyetur presidentin Meta se ku e kalon fundjavën gjatë kohës kur duhet të jetë në karantinë dhe nëse ka frikë nga koronavirusi, pasi ka thuajse të njëjtën moshë me kryeministrin britanik, Boris Johnson.

Pjesë nga intervista:

Xhaxhiu: 40 orë me gruan, fëmijët. Nga dhoma në kuzhinë, si ia del që mos çmendesh?

Ilir Meta: Bëj shëtitje në pallat.

Xhaxhiu: Jeni në një moshë rrisku, rrotë më rrotë me Boris Johnson, a keni frikë z. Meta nga koronavirusi?

Ilir Meta: Edhe nëse më zë nuk duhet të kem frikë, duke ju referuar babait të Boris Johnson sepse edhe unë në fshat kam lindur.

Xhaxhiu: Më kujtohet babai i Boris Johnosn kur tha është rritur me dhen, me dele, me lopë, është rritur tek bari e tek dheu kjo ishte një nga arsyet por unë do ti shtoj faktin që juve ja keni hedhur sepse jeni marrë shumë me sport, plus nuk abuzoni me asnjë nga veset tipike.

Ilir Meta: Kjo e futbollit nuk është shumë e saktë, sepse dhe Maldini dhe djali i tij që është futbollist aktiv është infektuar.

©Copyright Gazeta SHQIP