Ora 13:00. Në të gjithë Shqipërinë nis shtetrrethimi në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nga ora 13.00 e ditës së sotme deri të hënën në 05.00 gjithçka do të jetë e mbyllur dhe të gjithë do të jemi të detyruar të qëndrojmë në shtëpi.

Po ashtu ndalohet ofrimi I shërbimit nga të gjitha aktivitetet.

Ndërkaq nga dita e hënë e javës tjetër, fasha orare do të zgjatet deri 17.30 dhe autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta.