Prej 5 javësh shkollat janë mbyllur por mësimi nuk është ndërprerë. Mësimi online është një metodike e re të cilën e “solli” Koronavirusi duke bërë që mësues dhe nxënës të kenë teknologjinë të vetmen urë komunikimi për të ecur parpara.

Por si po e përballojnë mësuesit këtë situatë, a janë përshatur me këtë risi në mësimdhënie, për të cilën nuk ishin as trajnuar dhe as përgatitur.

Shtëpia e saj ka marrë formën e një miniklase, ku nuk mungojnë as dërrasa e zezë dhe shkumësi. Ajo tregon se nëse deri dje mësuesve nuk i lejohej të përdornin celularin dhe në muret e shkollës thuhej “mbani fëmijët larg teknologjisë, tanimë celulari dhe teknologjia është “miku më i mirë”

Mesuese Mimoza i tha gazetares së Fax News, Emi Kalaja sevështiresi ka parë vetëm në javën e pareë deri në përshtatje, ndërsa tani thotë që presioni ka rënë ndjeshëm ndaj mësuesve, dhe fëmijët e prindërit po tregojnë bashkepunim.

Arsimtarja e mbyll intervistën me nota optimiste, pasi thotë që mësuesi ka mision fisnik dhe sot është dita që këtë fisnikëri ta tregojnë duke iu dhënë shpresë dhe pozitivitet fëmijëve.

Posted by Fax News on Saturday, April 11, 2020