Cesk Millja u shkarkua ne nje konference live nga Ministri i Brendshem Sander Lleshaj per shkak se nuk mori masat ndaj situates se Covid19 ne Shkoder.
Por kjo nuk eshte hera e pare, qe Cesk Millja behet “kurban” per te sjelle ne Shkoder te besuarit e Kryeministrit Rama.
Nje vit me pare, pak para zgjedhjeve lokale te 30 Qershorit, si per ironi te fatit ne muajin Prill, Cesk Millja do te shkarkohej nga detyra e Prefektit te Shkodres per ti lene vendin Valdrin Pjetrit, i cili me pas do te kandidonte per postin e kryebashkiakut te Shkodres, nderkohe qe Millja kthehej serish ne postin e Prefektit, por jo per shume kohe pasi situata e Covid, e shkarkon ate duke sjelle ne Shkoder serish nje “te besuar” te Rames, numrin 2 te Ministrise se Brendshme i cili pritet qe te vije me “dore te hekurt” per te “disiplinuar” shkodranet, pse jo per te nisur nje lufte te forte politike me te vetmen bashki te djathte te vendit/ eetimestv/