Nga: Enkel Demi
I është bërë sëmundje të gënjejë për çdo gjë, se nuk ka mundësi.
Ankohet që aktivistët e Fondacionit Çamëria kanë çuar pako me ndihma në familjen Alushi. Thotë që tek kjo familje kanë qenë rilindasit e tij më parë dhe për ta vërtetuar këtë publikon në llogarinë e tij foton e Fondacionit dhe foton e Rilindjes.
Fotoja e Fondacionit është bërë në Tiranë, në Kinostudio. Fotoja e Rilindjes në Përrenjas dhe kjo dallohet nga veshjet e “bamirësve”. (Kliko këtu statusin e Edi Ramës)
Ku ka vajtur ky më parë në Kinostudio të Përrenjasit?
Dhe e fundit, edhe nëse shkojnë dy herë i varfëri dëmtohet? Apo i prishet gjiza Propagandës?
Gënjeshtari patologjik kudo në botë trajtohet si i sëmurë psiqik.
P.S. Padyshim që ky është më i miri dhe më të mirë se ky nuk ka… për të rrejt. /27.al
*Idetë në këtë rubrikë nuk e pasqyrojnë dosmosdoshmerisht qëndrimin e abcnews.al