Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka këshilluar komunitetet fetare se si të veprojnë për të frenuar përhapjen e koronavirusit në kohën e Covid-19, para disa festave të tyre.
Përballë Pashkëve të krishtera, Pesave hebreje dhe Ramazanit musliman, OBSH thotë se udhëheqësit fetarë dhe komunitetet duhet të marrin në konsideratë përshtatjen në kushte të tjera të praktikave të adhurimit për të parandaluar kontaktin fizik dhe për të zvogëluar mundësinë e përhapjes së virusit.
Rekomandohet që përqafimet dhe puthjet të zëvendësohen nga mbajtja e një “distanca fizike”, shoqëruar nga fjalë miqësore ose buzëqeshje.
OBSH thekson që nëse bashkësitë fetare janë të detyruara për tubime, duhet ta bëjnë këtë në koordinim me autoritetet lokale dhe në përputhje me çdo masë emergjente që mund të ekzistojë tashmë.
“Nëse tubimet në distancë ose virtuale nuk janë të mundshme, mbajeni në minimum kohëzgjatjen e tubimit, për të kufizuar kontaktin midis pjesëmarrësve dhe për të mbajtur të paktën një metër distancë midis njerëzve në çdo kohë”, thekson udhëzimi i OBSH.
OBSH rekomandon gjithashtu parandalimin e prekjes apo puthjen të ndonjë sendi e vendi në emër të devotshmërisë, për të cilat besimtarët janë mësuar gjatë adhurimit dhe lutjes.
“Virusi Covid-19 mund të mbetet në sipërfaqe të tilla për orë ose ditë” paralajmëron OBSH.
Nga ana tjetër, OBSH kërkon vëmendje që mes masës së besimtëreve mos penetrojë ndonjë i infektuar.
“Inkurajoni besimtarët të mos marrin pjesë në adhurim nëse kanë ndonjë simptomë të Covid-19, ose nëse ata kohët e fundit kanë udhëtuar në zona me infeksion të përhapur në komunitet”, thuhet në udhëzimin e OBSH.
Komunitetet fetare këshillohen që të pastrojnë shpeshta dezinfektimin e vendeve të adhurimit, vendeve të pelegrinazhit dhe ndërtesave të tjera, menjëherë para dhe pas tubimeve.
Theksohet se bashkësitë fetare janë një hallkë kryesore për të siguruar sigurinë e qytetarëve.
Paralajmërohet që nëse udhëheqësit fetarë nuk janë në gjendje të zbatojnë masat dhe rregullat e përcaktuara të sigurisë, të gjitha tubimet fetare duhet të anulohen.