Situata e vështirë me COVID-19 nxorri në pah më shumë se kurrë varfërinë në vendin tonë, ku me mijëra familje tashmë mezi po sigurojnë edhe bukën e gojës, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Shumë shqiptarë nuk mund të ushqehen normalisht, pasi nuk kanë mundësi, në kushtet e izolimit disa javor për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

Shumë qytetarë nuk mund të dalin të punojnë për shkak të kufizimeve të vendosur nga qeveria. Të tjerë që e sigurojnë bukën e ditës nga puna vetëm ditore, sërish janë në vështirësi.