Është rritur sërish numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi. Autoritetet fqinje raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 3 të infektuar, duke e çuar në 86 numrin e viktimave.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme janë konfirmuar pozitiv me COVID19 edhe 71 persona të tjerë, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 1955
Përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë për koronavirusin, Sotiris Tsiodrass, tha se 79 pacientë janë në gjendje të rëndë dhe ndodhen të intubuar, ndërsa 16 të tjerë kanë dalë nga terapia intensive
Mosha mesatare e të vdekurve është 73, dhe mbi 86% e tyre kanë pasur edhe sëmundje të tjera, ose kanë qenë të moshuar, mbi moshën mbi 70 vjeç, dhe nuk e kanë përballuar dot virusin e rëndë. Nga 86 viktima, 23 ishin gra dhe pjesa tjetër ishin burra