Kryeministri i vendit, Edi Rama ka lajmëruar në Facebook se, do të ndryshojnë Kodin Penal dhe Rrugor për masat shtrënguese në luftën kundër koronavirusit.

Ai tha se brenda 15 prillit do të kenë në dispozicion paketën e zgjeruar financiare dhe gatishmërinë për miratimin e masave lehtësuese.

Masat e reja shtrënguese, për të cilat po përgatitemi ti drejtohemi parlamentit për ndryshime në kodin penal dhe rrugor të Republikës së Shqipërisë, në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe specifikisht epidemisë, nga njëra anë do të mbrojnë popullin nga të pabindurit deri në fund të kësaj lufte, nga ana tjetër do të garantojnë lehtësimet e nevojshme në vazhdim, duke siguruar shëndetin e çdo qytetari

Heqja e lejes së drejtimit të automjetit për disa vjet, e po ashtu heqja e lirisë, për disa apo shumë vite sipas shkallës së shkeljes, do të kthehen në norma bindëse për të siguruar fitoren e luftës pa rrezikuar arritjet e derisotme dhe rrugën e rimëkëmbjes ekonomike pa cenuar shëndetin e askujt

Brenda 15 prillit do të kemi paketën e zgjeruar financiare dhe gatishmërinë për miratimin e masave lehtësuese në qeveri, si edhe të masave të reja penale në kuvendin e Shqipërisë