Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë i kërkon kryeministrit Edi Rama që të shpërblejë sa 50% e pagës neto mujore efektivët e policisë që janë në krye të detyrës në këto momente të vështira që po kalon vendi.

Kreu i Sindikatës Valentin Macaj shprehet se policët e rendit dhe të burgjeve janë përballë e në kontakt me virusin në cdo moment e pa masa mbrojtëse sipas standardeve të OBSH. Për Macajn suksesi në këto ditë varet nga mjekësia dhe policia e jo nga shpenzimi i tepërt në karburant prej blindave ushtarake, që sipas tij, po tromaksin fëmijët.

Pra, krahas mjekësisë që është e mbërthyer nëpër spitale e ambulanca, paskemi edhe mijëra bijë e bija nënash që nën uniformë policie, janë përballë e në kontakt me virusin në cdo moment e pa masa mbrojtëse sipas standardeve të O.B.SH.

Janë shërbime të instaluara kudo, si në tregje, kryqëzime,rrugica, autostrada, dogana, porte, aeroporte, spitale, burgje e ambiente publike. Ndaj, qeveria duhet të mendojë seriozisht e të shpërbleje mundin e mijëra punonjësve të policisë në rend e burgje, sepse suksesi në keto ditë varet nga Mjekësia dhe Policia e jo nga shpenzimi i tepërt në karburant prej blindave ushtarake, që më shumë tromaksin fëmijët e ngujuar, sesa disiplinojnë 5 per qindeshin e qytetarëve abuzues me oraret.

Një shpërblim sa 50 per qind te pagës neto mujore nuk cënon aspak buxhetin e shtetit, pasi është një e drejtë e mohuar prej 30 vitesh në pagën e 13, të cilën e garanton Kodi i Punës në fuqi.

Ndërsa qytetarët, ashtu sic brohoritën bluzat e bardha të mjekësisë, duhet të bëjnë një gjest të tillë falenderues edhe për këmishat blu të ligjit, të cilët po sakrifikojnë për sigurinë e tyre” deklaroi ai.