Doktor Pëllumb Pipero, i ftuar në “Open” tha se Shqipëria ende nuk e ka kaluar të keqen, por shpreson se gjysma e saj ka kaluar tashmë. Për profesor Piperon ka ardhur koha për disa lehtësime të masave kufizuese.
Ai thotë se fundi i prillit mund të ketë pak raste, ndërsa në maj mund të ketë raste sporadike, çka do të thotë se vetëm atëherë do të jemi tërësisht të lirë.
Profesor Pipero u emocionua, sepse pyetjen se kur mbaron izolimi ia kishte drejtuar një vajzë 9 vjeçe me emrin Keisi. Ndaj, përgjigja ishte se shqiptarët duhet të kenë edhe pak durim, mos e humbasin shpresën, sepse do ia dalim dhe ta mbyllim pa pasoja më të rënda se kaq.