Mark Gjonaj, shqiptaro amerikani anëtar i Këshillit Bashkiak të New York-ut ka folur në një lidhje live për emisionin Real Story në News24 për situatën nga koronavirusi në këtë qytet dhe shqiptarët e prekur. New York u është dhe shteti më i prekur në SHBA nga COVID 19 dhe me numrin më të lartë të viktimave dhe të të prekurve

Gjonaj tha se fatkeqësisht numri i shqiptarëve që kanë humbur jetën nga COVID 19 është më i lartë se 6 dhe po ashtu ka shumë të prekur si dhe të shëruar. Ai bëri apel për respektimin e masave të mbrojtjes.

Ngushëllimet më të sinqerta për ata që kanë humbur të afërmit dhe lutem për ata që janë duke luftuar këtë virus.


Në lagje të Bronks janë 15 438 pozitivë me mbi 900 që kanë ndërruar jetë. Është një katastrofë çfarë po ndodh, është një gjë që as në ëndërr nuk kemi mundur ta shohim këtë tragjedi që po ndodh.

Vazhdon akoma përhapja e sëmundjes. Ekspertët akoma nuk dinë boll dhe çfarë efekti ka. Ne po shohim vende që e kanë kaluar më herët dhe po i analizojmë po pak dihet për këtë sëmundje a mundet të ketë një radhë të dytë. Gjëja më me rëndësi është që popujt t’i respektojnë masat sa më shumë. Maskat, shaje, dorezat, distancat. Duhet të kujdesemi për veten, për familjen, për njeri-tjetrin.

Numri që e dimë për ne për shqiptarë janë më shumë se 6 por akoma nuk e dimë saktë. Njohim shumë që kanë ndërruar jetë, shumë që janë ende sëmurë, janë disa që e kanë kaluar këtë sëmundje. Nuk mund të realizohet numri i saktë i tyre. Nuk është qesharake kjo sëmundje, si një grip që mund ta kalosh lehtë, është shumë e rrezikshme. Detyra jonë është që të informojmë shqiptarët që të ruhen sa më shumë, deklaroi Gjonaj.

Sa i përket masave e shtrëngimeve në New York, Gjonaj tha se tani e rëndësishme është të mbështesim njëri-tjetrin.
Duhet ti përmendim dhe ti falënderojmë ata që janë në vijën e parë të frontit, mjekët, infermierët, policisë që po rrezikojnë. Sa i përket politikës, sot nuk është ditë për politikë. Kemi dhimbje e halle në popullin tonë. Sot duhet me qenë aty për shoqi-shoqin. Ne jemi të gjithë së bashku duke e vuajtur dhe të gjithë së bashku do e kalojmë këtë krizë. Duhet të interesohen për fqinjët, për të moshuarit, ata që janë me shëndet të dobët.
Gjithmonë ai më i dobëti e mban më rëndë, ka barrën më të madhe që ta mbajë. Kjo nuk ka lënë pa prekur askënd.

Nga ai më i mençuri e më punëtori tek ai që s’ka pas një ditë shkollë. Ky virus ka kapur gjithkënd, të duket sikur mbrohesh por të kap. Nuk ka asnjë mbrojtje nga ky virus. Nuk besoj se jeta jonë do të jetë si më para. Nuk do jetë ajo që e njohim ne. Me humbje jete, me humbje sigurimi jetese, me humbje biznesi. Duhet me analizu ku kemi bërë gabime që me qenë të përgatitur për herë të tjera , deklaroi Gjonaj.