Italia po vazhdon të luftojë kundër pandemisë së koronavirusit, duke shënuar numrin më të madh të viktimave në botë 17.127.

Megjithatë, çdo ditë shërohen qindar të tjerë, e fatlumët janë ata pacientë që dalin nga reparti i kujdesit intensiv.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e titulluar “gara kundër kohës”, në të cilën janë filmuar mjekët dhe infermierët italianë nga reparti i reanimacionit në spitalin “Sister Levante”.

Përveç që mund të shihet nëpër çfarë kalojnë personeli mjekësor, momentet më kulmore janë kur i nxjerrin pacientët nga kujdesi intensiv.

Në fytyrat e pacientëve shihet gëzimi i madh, kjo për faktin se kanë arritur ta fitojnë betejën kundër COVID-19, por gëzimi nuk mungon aspak as në fytyrat e mjekëve dhe infermierëve.