Bashkimi Evropian do të vijojë të qëndrojë i mbyllur të paktën deri në 15 maj. Ky është vendimi që është marrë sot, si një masë për të parandaluar përhapjen e mëtjeshme të COVID-19.
Unioni ka vendosur në mes të marsit të mbyllte kufijtë e tij të jashtëm për çdo udhëtim jo thelbësor për një muaj, por kjo masë do shtyhet dhe për 30 ditë të tjera dhe lëvizja e lirë mund të rinisë vetëm pas datës 15 maj.
Ky vendim do të thotë se nuk mund të ketë hyrje të qytetarëve në vendet e BE për qëllime pune apo turizmi, por vijon normlisht qarkullimi i mallrave dhe medikamenteve mjëkësore, të cilat janë të domosdoshme.