Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka folur sot në “Real Story” në News24 për situatën në këtë qark nga koronavirusi, numrin e të prekurve si dhe ‘përplasjen’ me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj. Ademi tha se Lleshaj erdhi për të kontrolluar forcat e rendit pas shqetësimit të shprehur nga ajo vetë për uljen e kontrolleve nga policia.

Ministri Lleshaj erdhi dje për të kontrolluar forcat e rendit sepse ato ka përgjegjësi. Kur ra dëbora në Shkodër, unë kam shprehur një shqetësim të uljes së vendeve të kontrollit nga policia e Shtetit.

Unë e kam shprehur këtë shqetësim, nuk e kam ngritur aq shumë zërin sa të dëgjohej në ‘Real Story ‘e kam në sensin e shqetësimit kombëtar. Të shtunën dhe të dielën kam komunikuar me shefin e komisariatit për planin e masave dhe u vendos dhe me prefektin për një monitorim më të madh. Ministri erdhi për të kontrolluar forcat e rendit, pas 4 javësh në fakt u shqetësua për qytetarët. Unë i kam ngritur shqetësimet në nivel konstruktiviteti”, deklaroi Ademi.