Prefekti i Qarkut Shkoder priti sot në zyrën e tij Presidentin e Republikës Shkelqësin e Tij Ilir Meta.

Në takim Prefekti i i Shkodres e njohu Presidentin e Republikës me situatën në Qarkun Shkoder, e cila ditët e fundit ka qënë problematike pasi ka patur një rritje të shpejtë të rasteve të infektuar me Covid-19 sidomos në bashkinë Shkoder.

Gjithësesi si Kryetar i Komisionit të Mbrojtjes Civile në Qark e sigurova SHTZ. e Tij se janë marrë të gjitha masat për menaxhimin e situatës.

Kjo luftë, nga njëra anë kërkon angazhimin e të gjithë strukturave në nivel qëndror dhe vendore, dhe nga ana tjetër kërkohet bashkëpunim më i ngushtë me qytetarët për të rritur ndergjegjësimin e tyre për të respektuar udhëzimet e OBSH.

Prefekti i Qarkut Shkoder vlerësoj ndihmesën e deritanishme të strukturave qeveritare për t’i ardhur në ndihmë qytetareve të Shkodres në këto ditë të vështira për të gjithë ne