Pas kërkesës së opozitës, e cila konsiston në kryerjen e sa më shumë testeve ndaj Covid-19 në vend, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Rama në një mesazh në Twitter shkruan se qeveria nuk vendos sa teste behën apo nuk behën. Sipas tij këtë vendim e merr Komiteti Teknik i Ekspertëve.

A mundet dikush tia thotë PD se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD së për këtë punë! Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe PIKË Qeveria zbaton ato që vendos Komiteti dhe PIKË! PD ia fut kot. PIKË