Kryeministri Edi Rama një ditë më parë publikoi masat e reja për COVID-19, ku paralajmëroi burg për shkelësit e ligjt. Por, në rrjet nuk kanë munguar memet, në të cilat shënjestrohet kryeministri Edi Rama, Taulant Balla, Elisa Spiropali, Gamoz Ruçi, por në disa prej tyre është i pranishëm edhe ish-deputeti Dashamir Shehi.
“Nga e hëna tjetër, edhe interneti vetëm nga ora 05:00-13:00.”, thuhet në një nga memet që po bën xhirron në rrjet”, në të cilën shfaqen Rama, Balla, Ruçi dhe Spiropali. Ndërkohë, nuk mungojnë edhe fotomontazhet për masat e marra nga qeveria në tregjet e vendit.