Rama ka publikuar një video ku shihet situata në botë që është krijuar për shkak të koronavirusit dhe bën thirrje për izolim. Rama shkruan se ka qenë rezistenca dhe masat e marra nga qeveria, ajo që e ka ndaluar Covid 19 të bëjë kërdinë në vendin tonë dhe shton se asgjë tjetër nuk vlen më shumë se jetët tona.

Kujdes, mbani fëmijët larg nga videoja bashkëngjitur. Sot kemi 27 pozitivë Kemi hyrë në zonën e zjarrit, ku armiku po synon të na marrë më shumë jetë, pasi rezistenca jonë deri tani e ka ndaluar të bëjë kërdinë duke na shkatërruar barrikadën bluzave të bardha Sot ju bëj një thirrje të fortë të motivojmë të gjitha forcat shpirtërore dhe mendore brenda nesh, për të ushqyer rezistencën, duke mos harxhuar energji për asgjë tjetër

Sot ju lutem me të gjithë forcën ta vendosni si kryefjalë të çdo dite në vijim moton jetike të luftës sonë ekonomia bie dhe ngrihet prapë, të vdekurit nuk ringjallen më! Sot asgjë nuk vlen më shumë se jeta dhe mbrojtja e jetës është qëllimi, ne jemi mjeti për realizimin e këtij qëllimi njerëzor, qytetar, kombëtar

Sot jam i detyruar tju jap këtë video rrëqethëse që ta shikoni si do kishim përfunduar, po të mos ishim futur më shpejt se të tjerët në mbrojtje, por edhe si, mos e dhëntë zoti, mund të përfundojmë nëse për mustaqet e çelos hapim vrima në barrikadat tona shkruan Rama krahas videos.