Babai i Boris Johnson, Stanley Johnson, 79 vjec, duke folur për mediat, deklaroi se djali i tij është një luftëtar, se ai është rritur në fshat dhe se beson se do ta mposhtë koronavirusin.

I ati i Boris Johnson, që është njëkohësisht edhe autor librash e ish deputet, që po ashtu është vetë-izoluar pasi mësoi se i biri ka Covid-19, tha se dëgjon për shëndetin e djalit vetëm në lajme.

Po dëgjoj vetëm në lajme sesi është gjendja e tij e nuk po informohem nga ndokush. Por ai është optimist, i qëndrueshëm dhe i fortë. Boris mund të mbështesë idetë e tij në faktin se kur ka qenë i vogël është rritur në një fermë, me kushte të vështira tha Stanley, raporton Daily Mail.

Shpresoj që Boris do të ketë kohë të rikuperohet në ‘Checkers’, ku kanë marrë një fermë shumë të mirë prej 2,000 hektarësh. Ai do të jetë në shtëpi atje dhe në elementin e tij. Boris nuk është njeri klasik, por vjen nga fshati e kjo do e ndohmojë shumë atë. Ai është një fshatar që shkelmon , tha më tej babai i kryeministrit britanik.

Duke folur në shtëpinë e tij 500 hektarësh në Exmoor, Devon, babai i kreut të qeverisë shtoi:

“Një pjesë e karakterit të djalit tim është formuar pikërisht këtu dhe në fshatin lokal të Ëinsford. Boris u rrit për të qenë i zellshëm në fermën tonë kodrinore, si unë, duke u marrë me delet dhe duke punuar me kafshët. Ne nuk ishin familje që organizonte darka, ne nuk shkonim për gjueti apo peshkim, por ne ishim fermerët Exmoor-i.

Boris iu bënte deleve në kurriz shkronjën L para se të shkonim ne në treg. Ai ka marrë një pjesë të karakterit të kësaj ane, ndaj besoj se është optimist dhe shumë shpresëdhënës. Johnson dhe gruaja e tij e dytë, Jennie, janë izoluar në Devon pasi lanë shtëpinë e tyre në Londër për t’u mbrojtur nga virusi. Keto deklarata të babait vijnë menjëherë pasi autoritete thanë se kryeministri Johnson nuk ka pneunomi dhe se situata e tij paraqitet më e mirë.