“Koronavirusi ka qarkulluar që në janar në vendin tonë”.

Kështu u shpreh në intervistën me Endri Xhafon në Abc News, Profesori i Epidemiologjisë, Eduard Kakarriqi.

“Unë dua të vë theksin se OBSH vetëm me datën 27 shkurt ka bërë përkufizimin e rastit për pacientët me sëmundje Covid-19, ky përkufizim rasti i munguar për të gjithë vendet mund të jetë një bazament që të tregojë se vërtet ka pasur një qarkullim të Covid-19 duke filluar që në janar në vendin tonë. Ky qarkullim ka ardhur duke u rritur për të marrë më shumë në fund të javës së dytë të shkurtër në fillim të marsit një formë për ulje ngritje, por me një pritje drejt uljes së vet në fund të prillit dhe fillim të majit. Janë fakte pak a shumë jo të drejtpërdrejta që qarkullimi i Covid në vendin tonë fillesat i ka në janar”, tha ai mes të tjerash.

Mjeku thekson më tej se fakti që ky virus ka qarkulluar shumë më herët në vend, para se të konfirmohej rasti i parë do të sjellë edhe uljen e kurbës. Sipas tij, java e dytë e majit do të ketë vetëm raste sporadike. Ndërsa në Shqipëri vera do të jetë e qetë.

Po ashtu Kakarriqi, nënvizon se sipas tij virusi nuk do të kthehet më në vjeshtë, ashtu sikurse pretendojnë shumë ekspertë.