Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi e ka cilësuar si kriminale faktin që Edi Rama quan fajtor qytetarët shkodranë për situatën e COVID 19 në këtë qytet, ndërkohë që nuk ka marrë asnjë masë për t’u ardhur në ndihmë
Ndërkohë që i ka bërë thirrje Ramës Ti vijë në ndihmë qytetarëve të Shkodres. Të mundësojë testimin e cilido që ka patur kontakte me personat e infektuar apo që raporton simptoma të ngjashme me Covid 19 të bashkëpunojë me institucionet lokale për të përballuar pasojat e kësaj krize dhe të mbështesë qytetarët në nevojë dhe biznesin e Shkodrës