Kryeministri Rama, ka dalë me një tjetër mesazh. Sipas shefit të qeverisë, masat do të jenë edhe më të ashpra, ndaj kërkon që askush të mos lëvizë pa autorizim. Sipas tij, do të ketë masa të reja ndëshkimore, që garantojnë nismat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ja statusi i plotë i kryeministri Rama

U LUTEM TË GJITHË QYTETARËVE QË LËVIZIN GJATË DITËS NË QENDRAT URBANE TË MOS DALIN PA AUTORIZIM! SHUMICA DËRRMUESE JANË SUPER KORREKT DHE KËSHTU DUHET TË JENË TË GJITHË!

MASAT E REJA NDËSHKIMORE, TË CILAT DUHET TË GARANTOJNË NISMAT E MËPASME LEHTËSUESE, DO TË JENË SHUMË TË FORTA, POR UROJ TË MOS E PËSOJË AS EDHE NJË, PRANDAJ JU LUTEM TË GJITHËVE KORREKTESË

PO BËJMË DIÇKA QË DO TË MBAJMË MEND SI NJË MREKULLI, NËSE DO TË DIMË TË REZISTOJMË KËSHTU DERI NË FUND