Neglizhenca e dy familjeve në Shkodër ka sjellë dyfishimin e rasteve me koronavirus në këtë qytet. Situata në rang vendi është përkeqësuar ditën e sotme, ku janë konfirmuar 27 raste të reja, që e çojnë bilancin total në 304 të infektuar.

Lajmi i mirë i ditës së sotme është se përgjatë 24 orëve të fundit nuk është shëruar asnjë viktimë dhe janë shëruar në total 89 persona. Në total në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” dy spitalet COVID1 dhe 2, po marrin shërbim 81 persona, 4 prej të cilëve janë të vendosur në aparate respiratore.

Rasti i Shkodrës, ku i infektuar mes 12 personave është edhe një fëmijë 13 vjeç, ka risjellë apelin e Ministrisë së Shëndetësisë për të ruajtur masat e distancimit social, duke theksuar evitimin e takimeve në familje dhe fis. Harta e rasteve është zgjeruar, ku mbizotërojnë 146 raste në Tiranë, por raste të reja ka edhe në Durrës, Fier, Lezhë, Mirditë e Kavajë.

Ajo që është edhe më e rëndë për Shqipërinë është mosha e re e të infektuarve që sipas MSH është mesatarisht 50 vjeç.