Në këto ditë të vështira për të gjithë vendin për shkak të përhapjes së COVID-19, shembujt human në qytetin e Shkodrës në ndihmë të përballimit të kësaj pandemie, përcjellin optimizëm e thyejnë tablonë e zymtë të këtyre ditëve.
Ardiana Handraj, një artizane nga Shkodra ka ndërmarrë një nismë personale për të prodhuar maska falas.