Një operacion që ka zgjatur për 24 orë, u ka rikthyer energjinë elektrike 4 mijë banorëve të Mirditës.
Defekti u shkaktua pranë liqenit në HEC, Ura e Fanit, në një gjatësi prej 1423 metra, ku dy kampatat e linjës që pësuan defekt gjendeshin mbi ujë .
Në këtë operacion morën pjesë 70 punonjës të drejtorisë së Tensionit të Lartë në Veri dhe për riparimin e defektit u desh ndërhyrja me varkë.
“Rreth 70 punonjës të drejtorisë së Tensionit të Lartë (DTL) njësia Veri, u angazhuan 24 orë për riparimin e linjës 35 kV #Rrëshen-Kalimash. Defekti u shkaktua pranë liqenit në HEC Ura e Fanit, në një gjatësi prej 1423 metra. Brigadat e linjave të Shkodrës, Mirditës dhe Kukësit punuan në kushte mjaft të vështira të motit, duke shpërfillur dhe rrezikun nga COVID 19. Dy kampatat e linjës që pësuan defekt gjendeshin mbi ujë, ndaj u përdorën varkat për të rikuperuar kabullin e këputur dhe riparuar rrjetin elektrik për 4000 banorët e zonave Kaçinar, Bukmir, Simon, Kushnen, Shengjergj, Kalur, Arrëz dhe Molaj” njofton OSHE.