Duke marre shkas nga 12 rastet pozitiv te shfaqura ne territorin e Bashkise Shkoder, Kryetari KMC i drejtohet te gjithe drejtuesve te institucioneve anetare te KMC, per nje vemendje te shtuar te veprimtarive intensive ne situaten e re qe na eshte krijuar pas daljes pozitiv te dy familjeve ne lagjet Kiras dhe Dobrac.

Kjo situate kerkon nje bashkepunim te te ngushte te strukturave ne te 5 bashkite pasi personat e afert apo te ardhur gjate ketyre diteve kane kontaktuar me personat e infektuar dhe njekohesisht kane shetitur apo bere tregti duke depertuar edhe ne NJA per rreth dhe ne bashkite fqinje.

Ne kete kuader kerkohet vemendje e shtuar per izolimin e rrepte te rasteve, kufizimin e levizjes ne keto zona, gjurmimin e te dyshuarve, dezinfektimin e te gjitha ambienteve dhe ndalimin e kontaktimit te personave te tjere duke i krijuar mundesine e dergimit ne shtepi te ushqimeve por njekohesisht edhe intensifikimin e kontrolleve te sherbimeve tregtare nga i spektoriatet perkatese me qellim parandalimin e perhapjes se virusit covid –19.

Per masat e marra ne kete drejtim kerkohet informacion i perditesuar cdo dy ore nga te gjithe institucionet anetare te KMC.
Ju faleminderit.