Edhe kjo fundjave do të jetë me kufizime maksimale për të gjithë qytetarët, në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook ka njoftuar se ashtu se fundjavën e kaluar askush nuk duhet të dalë nga shtëpia prej orës 13:00 të së shtunës deri të hënën në orën 5:00 të mëngjesit.
“Nga nesër, e shtunë 13.00, deri të hënën 05.00, njësoj si fundjavën e shkuar, të gjithë në shtëpi”, shkruan Rama në Facebook.
Ndërkohë, Rama pak ditë më parë ka njoftuar lehtësim me pikatore të kufizimeve, vetëm nëse situata do të përmirësohet.
Gjatë kësaj jave, qytetarët janë lejuar të dalin me autorizim për pazar apo nevoja bazike vetëm një orë në fashën nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 13:00.
Ndërsa të moshuarit nuk lejohet të dalin nga shtëpia në asnjë orar. Për të gjitha ata qytetarë që nuk kanë zbatuar këto rregulla janë gjobitur nga ana e policisë.