Ish- deputeti i PD Bardh Spahia ka reaguar lidhur me 2 familjet apo 12 rastet e reja me koronavirus në qytetin veriperëndimor të Shkodrës.

Spahia e quan neglizhencë kriminale nga autoritetet pasi thotë se 12 rastet e reja kishin kontakuar me pacientë të identifikuar më herët dhe që ishin lënë të lëviznin lirisht.

Spahia bën thirrje shkodranëve të rrisin vetëkujdesin dhe të mbështetet tek vetja apo këshillat e specialistëve dhe jo më tek autoritetet.

NJOFTIMI I BARDH SPAHISË

NEGLIZHENCE KRIMINALE NE SHKODER

Mediat raportojnë se në Shkodër u konfirmuan edhe 12 raste të reja me COVID-19! Skandaloze është se të prekurit e rinj janë persona që kanë kontaktuar me pacientë të identifikuar më herët! Cka do të thotë se protokolli bazë i verifikimeve nuk është kryer! Ata kanë mundur të lëvizin lirisht, duke infektuar edhe persona të tjerë! Kjo mungesë vëmendje për Shkodrën nuk është dicka e re se është denoncuar edhe më herët nga mjekë e infermierë! Eshtë skandaloze testimi tejet i ulët që i rezervohet Shkodrës dhe mosrespektimi i protokolleve për frenimin e përhapjes së virusit! Ftoj bashkëqytetarët e mij të rrisin vetëkujdesin në këto ditë të vështira, duke respektuar rregullat e distancimit social, karantinës e duke treguar pa hezitim nëse kanë historik udhëtimi në vendet e prekura nga COVID-19 apo kanë kontaktuar persona që kanë udhëtuar në ato vende. Rastet e sotme dëshmojnë se duhet të mbështeteni tek vetja dhe tek keshillat e specialisteve e jo tek autoritetet!