Dy rastet në Shkodër të konfirmuara sot nga Ministria e Shëndetësisë janë raste të reja të cilat nuk lidhen me të mëparshmit në Shkodër.

Bëhet fjale për një grua 65-vjeçare nga lagjja Kiras dhe një 55 vjeçar nga Dobraçi i Shkodrës. Mësohet se gruas i kishte vdekur bashkëshorti dy javë më parë dhe në funeral kane marrë pjesë shumë persona ç’ka shton frikën dhe panikun për infektime të reja të mundshme.

Po ashtu 55-vjeçari kishte një njësi shërbimi tregtare me lëndë ndërtimi dhe elektrike. Ç’ka do të thotë se edhe personi në fjalë ka patur shumë kontakte.