Janë dhjetëra heronj të “heshtur” të Policisë së Shtetit, të cilët në këto ditë beteje. Ato dalin në terren që herët për tu shpërndarë në pikat kyçe të Shkodrës.

Sot jemi vendosur në anën tjetër të medaljes, jo me qytetarët por përballë tyre, sot jem i me ato të cilët çdo ditë këshillojnë që të qëndrojmë në shtëpi, duke zbatuar edhe udhëzimet e qeverisë shqiptare, për të fituar këtë luftë me armikun e padukshëm, virusin COVID-19.

Gjithmonë në kontakt me sallën operative dhe njësitë që janë shpërndarë në terren, Komisar Saimir Rrustemi, njihet një e nga një me situatën ne çdo cep të qytetit.

Ora 13:00, është fundi i “lirisë” për banorët e Shkodrës dhe zhurmës së qytetit, ia zënë vendin thirrjet e policisë.

Përballen me gjithsecilin, duke harruar se edhe ato kanë një familje, kanë njerëzit e tyre të afërt, i kanë braktisur për të qëndruar në gatishmëri duke qenë në vijën e parë të frontit, që nga mëngjesi e deri në mbrëmje, një itinerar i cili tashmë është kthyer në një rutinë të zakonshme përballë gjendjes së emergjencës të shpallur në të gjithë vendin