Pas dërgimit të 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali për t iu shërbyer pacientëve, në front të parë kundër luftës ndaj pandemisë së koronavirusit, kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar këtë veprim solidariteti për tu shfaqur vazhdimisht këto ditë në mediat italiane.
Së fundmi Rama ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën prestigjoze italiane “Gazzetta dello Sport”, ku subjekt i bisedës ishte dërgimi i mjekëve për ti ardhur në ndihmë Italisë mike, ide të cilën Rama e paraqet si të tijën.
Ndërkohë gjatë rrëfimit më gazetarin italian për ndjeshmërinë dhe dashurinë ndaj Italisë, Rama ka treguar dhe një histori të panjohur për jetën e tij, ku zbulon se është arrestuar një herë në Bolonja, arrestim të cilin nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.
Pjesë nga intervista. Ka pasur një kohë kur shqiptari vuante shumë racizmin në ItaliShumë e vërtetë, por dilnim nga 50 vite në bunker. Dukej sikur ne dolëm në sipërfaqe nga deti vetëm për të trembur fëmijët. Një herë më kanë arrestuar në Bolonja, pasi u revoltova ndaj një polici, i cili pyeste një grua shtatzënë se çfarë kishte në bark. I afroi qenin dhe ajo, e cila nuk dinte italisht, ra në gjendje të fikëti
Ne ishim gjyshërit tuaj në Amerikë, ku për të gjithë, ju ishit mafiozë e hajdutë. Kemi vuajtur, po, por dashuria e pakushtëzuar për Italinë na ka ndihmuar që t’i mbijetojmë poshtërimit, për tjua bërë të njohur më mirë se kush ishim dhe të pranoheshim për atë që ishim u shpreh Rama.