Deklarata e sotme e kryeministrit Rama se nuk do ti ndihmonte financiarisht klubet e futbollit ngaqe ato deklarojne paga te rreme, sigurisht qe ka shkaktuar nje ilaritet.

Por nese tek klubet e tjera kjo vjen ngaqe nuk do marrin financime, tek Vllaznia kane dy here me shume arsye per t’u zemeruar.

Kjo ngaqe kemi te bejme me një deklaratë e pabazuar mirë tek realiteti sepse të paktën në rastin e Vllaznisë nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes. Klubi shkodran mbase mund të jetë I vetmi I cili prej 9 vitesh I deklaron pagat e të gjithë futbollistëve apo pjestarëve të tjerë të tij ashtu siç janë në realitet duke mos iu shmangur asnjë detyrimi.

Madje, edhe borxhi që ai ka ndaj organeve tatimore, ka ardhur pikërisht për shkak të disa mospagesave ndaj këtyre organeve të sigurimeve shoqërore, tatim fitimit apo tatimit në burim.

E nëse Vllaznia në deklarim apo çdo gjë tjetër ka qenë dhe është korrekte, ajo tashmë duhet ta pësojë sërish duke mos marrë financimin e kërkuar nga Qeveria për të kaluar këtë situatë të vështirë të ditëve të fundit dhe padyshim që ky është një absurditet.