Kryeministri Edi Eama ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “Panorama” ku edhe ka folur për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë për të ndihmuar me koronavirusin. Për herë të parë, kreu i qeverisë shqiptare ka pranuar se ekipin shqiptar e ka nisur në Itali, në emër të gjyshes së tij, Veronikës.

Më pas, numri një i maxhorancës shqiptare tregoi se mbante mend se në vegjëli, gjyshe Veronica i tregonte për shqiptarët në Itali (arbëreshët), madje ndizte dhe qirinj për ta. Sipas Ramës, pikërisht këtu ka nisur lidhja e tij me Italinë.

“Ju përmendët si model Nënë Terezën e Kalkutës, që ia vlen ta kujtojmë që ishte shqiptare, në vendimin për të dërguar mjekët shqiptarë,” i thotë gazetarja Ramës.

“Ndihmat për Italinë në emër të Nënë Terezës dhe gjyshes sime, Veronikës. Gjyshja ime, ajo ishte një katolike e zellshme dhe që më fliste italisht që në vegjëli, që më thoshte se nga ana tjetër e detit janë të kaltrit tanë, do të jetë e kënaqur të shohë që nga parajsa se më në fund erdhi një çast që Shqipëria e saj të shihet nga Italia si një qiri. Ta dini se ajo edhe ndizte qirinj,” tha Rama.

Më tej, gazetarja i përmendi Ramës se për herë të parë në Itali të dyja kahet politike u bënë bashkë për të falenderuar Shqipërinë lidhur me ndihmën, ndërsa kryeministri i priti me drojte komplimentet e gazetares.