Koronavirusi ka prekur pothuajse gjithë veprimtarinë njerëzore në mbarë globin ndërsa nuk bën përjashtim edhe Shqipëria, e në këtë rast njerëzit janë distancuar edhe nga disa tradita shekullore për një peirudhë të pacaktuar siç janë ceremonialet për humbjen e personave që shkojnë në botën tjetër.
Fax News ka bërë një vëzhgim në varrezat e Sharrës për të ndjekur nga afër se si kryhen ceremonitë mortore në kohën kur urdhëri i autoriteteve për shkak të situatës nga COVID-19 është që të mos lejohen grumbullime njerëzish.
Që prej 9 marsit, numri i qytetarëve që merr pjesë në ceremoni të tilla është shumë i reduktuar, sa ka edhe raste kur kufomat i shoqërojnë një ose dy persona shumë të afërm.
Në rastin që rastisi gjatë vëzhgimit, u konstatua se vetëm personat e stafit të kompanisë funerale dhe dy familjarë të një viktime ishin të pranishëm.
Gazetari Sokol Dema raporton se e njëjta gjë ndodh edhe në ceremonitë e martesave ku lejohen të marrin pjesë vetëm çifti dhe dy dëshmitarë.