Autoriteti i Mediave Audiovizive ditën e sotme përmes një njoftimi në faqen zyrtare në internet kanë bërë të ditur se do të shtyhet me 3 muaj afati i mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.

Në njoftim thuhet se 30 qershori 2020 është afati i ri i vendosur nga Autoriteti me vendimin nr. 23 të bordit, si shkak i situatës që është krijuar në gjithë vendin tonë nga përhapja e virusit COVID19.

“Shtyhet deri më 30 qershor digjitalizimi në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe VlorëAutoriteti i Mediave Audiovzive në mbledhjen e datës 26 mars 2020, përmes komunikimit virtual të anëtarëve, vendosi shtyrjen me 3 muaj të afatit të mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.30 qershori 2020 është afati i ri i vendosur nga Autoriteti me vendimin nr. 23 të bordit dhe vjen si pasojë e situatës që është krijuar në gjithë vendin tonë nga nga epidemia e virusit COVID19. AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE”shkruhet në njoftim.