Sot u konfirmua edhe zyrtari i parë drejtues në Shqipëri i prekur nga COVID-19. Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është infektuar dhe tashmë ndodhet në karantinë. Brataj nuk është zyrtari i vetëm që është prekur nga koronavirusi në Shqipëri. Më herët sot, Dosja.al ka raportuar rastin e një oficeri të Policisë Gjyqësore në Shkodër, i cili gjithashtu është i infektuar nga koronavirusi për shkak të kontaktit që dyshohet se ka patur me pacientin zero.

Edhe Hipoteka në Korçë është prekur nga COVID-19, ku 53 punonjës të këtij institucioni janë infektuar pas infektimit të një punonjëseje. Punonjësja është e fejuara e pacientit zero në këtë qytet, menaxherit 33-vjeçar të një lokali në Korçë.

Gjithashtu, një tjetër rast infektimi i punonjësve është rasti i infermieres pediatre në qytetin e Lezhës, por edhe një doganier në Tushemisht, ku tashmë e gjithë dogana ka hyrë në vetë-karantinim.