Tre raste të reja me koronavirus u konfirmuan ditën e sotme në Fier. Abc News konformon se njëri prej të prekurve është djali i deputetes së PS, Antoneta Dhima.

Abc News kontaktoi me deputeten Dhima, e cila konfirmoi se djali ka qenë i kujdesshëm dhe se nuk e dinë nga e kishte marrë. Ndërkohë e gjithë familja e deputetes është futur tashmë në karantinë në Fier.

26 vjeçari pasi ka rezultuar pozitiv me Covid19, është sjellë në spitalin Infektiv për të marrë trajtimin mjekësor. Kujtojmë se pas Tiranës, Fieri është më i prekuri nga Covid-19, ku numri i të infektuarve ka shkuar sot në 12.

Ditën e sotme u konfirmuan 4 raste të reja, tre në Fier dhe një tjetër në Patos. Sakaq, numri në total i të prekurve nga koronavirusi në vend u konfirmua sot se ka shkuar 104, ndërsa 4 pacientë kanë ndërruar jetë.