Informacion i ores 14.00. Mbi situaten ne Qarkun Shkoder.
Nga NjVKSH ne te gjitha bashkite, po ndiqet situata epidemiologjike ne te gjithe territorin e Qarkut. Ne piken e kalimit te H.Hotit, vijojne levizjet e lejuara vetem per mjetet e transportit te mallrave. Te gjihe udhetaret qe kalojne ne kete pike i nenshtrohen kontrolleve per covid -19. Nderkohe vazhdojne sensibilizimi komunitetit nepermjet inspektoreve dhe QSh per masat parandaluese, gjurmimi dhe vlersimi i rasteve te dyshuar per te gjithe personat qe kane hyre nga vendet e infektuara por edhe per ato qe i shfaqin..sic eshte rasti i nje 47 vjecari nga qyteti Shkodres te cilit i eshte marre mostra dhe eshte derguar ne ISHP ne Tirane se bashku me nje moster tjeter per te cilin presim pergjigje.
Nderkohe vazhdojne masat per zbatimin e udhezimeve te MSh. Gjate dites se sotme eshte vene re se kemi nje rritje te ndergjegjes se komunitetiit ne zbatimin e regullave te distancimit ne tregjet e marketeve, dyqanet e bukes dhe farmacite. Nga Inspektoriatet shendetesore kane vijuar kontrollet ne 11 markete, 6 furra buke, 8 farmaci, ku eshte konstatuar se zbatoheshin te gjitha rregullat e higjenese dhe te sigurise, njekohesisht ne bashkepunim me Komis e Polic. Shkoder, jane kontaktuar 3 persona te cilet kane ardhur nga Durresi per te respektuar rregullat e vetkarantinimit. Nga bashkia Shkoder jane marre masa per dezinfektimin e tregjeve. Mqs ka patur dyndje te qytetarve ne sportelete e kesaj bashkie, nderkohe ka vijuar puna per te ndihmuar me ndihna ushqimore disa familje
egjyptiane. KMC, ka vlersuar kerkesat e bera nga bashkia Shkoder te cilat jane derguar per vlersim dhe mbeshtetje nga organet perkatese te Ministrive.
Nga Bashkite e tjera deri ne mesdite jane mbeshtetur me ndihma ushqimore, rreth 86 familje ne nevoje, ne Bashkine Vau Dejes dhe rreth 50 familje, ne Bashkine Puke.
Nga strukturat e DVP ne bashkepunim me ato te ushtrise, FNSh, policise bashkiake vazhdojne sherbimet e sforcuara per ndjekjen e zbatimin e urdhera per ndalim qarkullimin pas ores 13.00 ne te gjithe territorin e Qarku. Njoftimi i MSh per nje paciente E Shkodres qe eshte prekur nga covid -19, eshte me banim ne Tirane para 3 javeve dhe po i nenshtrohet procedurave spitalore.