Shtohen rastet me Co.vid 19 në Shqipëri. Në përditësimin e sotëm janë konfirmuar zyrtarisht edhe 6 të prekur të tjerë nga ky virus në Shqipëri, duke e cuar totalin e të prekurve në 76 persona nga 778 persona të testuar gjithësej.
Vijon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara positive.
Në 24 orët e fundit janë testuar 46 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me CO.VID 19
5 qytetarë nga Tirana, kontakte të rasteve pozitive 1 qytetar nga Fieri, gjithashtu person kontakti. Deri në këto momente testuar 778 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me CO.VID 19, 76 raste.
Nga totali i rasteve të konfirmuara, 59% janë meshkuj dhe 41% janë femra.