Kreu i qeverisë tha se qëndrimi në vend, ecja më të tjerë nëpër lagje. nuk do të tolerohet më paqësisht dhe nuk do të mjaftojë më me gjoba. Rama paralajmëroi se ushtria e policia do të përdorë forcën, deri tek përdorimi i ujit dhe gazit lotsjellës njëjtë si në tubimet e paligjshme.

Shefi i mazhorancës tha se kush shihet që ka dalë nga banesa pa arsye do të penalizohen duke u përjashtuar edhe nga ndihmat sociale për të përballuar situatën e vështirë që po kalon Shqipëria nga COVID19. Rama tha se kush duhej të ishte në punë por qëndron në shtëpi nuk do të marrë mbështetje nga shteti për rrogën, po ashtu studentët do përjashtohen nga bursa, të moshuarit nga rimbursimi i ilaçeve, e deri tek heqja me 1 vit e ndihmës financiare për të papunët.

Qëndrimi në vend, ulur, apo me të tjerë, dhe natyrisht ecja më të tjerë nëpër lagje, apo në rrugë gjatë orarit të lejuar për lëvizje nuk do të tolerohet më paqësisht dhe nuk do të mjaftojë më me gjoba dhe këshilla e me sensibilizim. Polica e ushtria do të mbikëqyrin çdo lagje në Tiranë dhe Durrës ku kemi edhe zonën më të kuqe të të gjithë vendit, si dhe çdo zonë urbane të këtij vendi duke fotografuar dhe duke futur në listë të zezë tradhtarësh çdo individ që merr diell, luan donimo, apo bën gallatë me ata që i ka si vetja në oborret e lagjes. Këta individë do ta paguajnë shtrenjtë dhe çdo thyerje e ligjit të luftës do të jetë një barrë e rëndë për ta se do t’u hiqet çdo ndihmë shtetërore dhe do tu mohohet cdo lloj kompensimi i pasojave të luftës nëse janë në kategorinë e atyre që duhet të rrinë në shtëpi se nuk shkojnë dot në punë.

Do tu çdo lloj ndihmë financiare për të paktën 1 vit nëse nuk kanë punë dhe duan ti prishin punë dhe jetë të tjerëve, çdo lloj burse për studentë apo rimbursimi ilaçi dhe ndihme qoftë edhe nëse janë edhe pensionistë, por po më vjen tmerrësisht keq sa s’ka, por edhe pensionistët që thyejnë ligjin e luftës për tu ulur bashkë në diell. Një pakicë fare e vogël të pabindurish, që janë të mjaftueshëm për të marrë në qafë gjithë popullin do të konsiderohen tradhtarë lufte dhe dot ë trajtohen me zero tolerancë. Dua t’ju informoj se të gjitha forcat e rendit, nga polici i lagjes, deri tek forcat më speciale, janë të vendosura të përdorin forcën dhe të gjitha mjetet që përdorën në rast shkelje të ligjit në tubime të paligjshme apo kudoqoftë tjetër, deri tej uji e gazi lotsjellës po të jetë nevoja” tha Rama.