Kreu i Shtetit Ilir Meta ka postuar në rrjetin e tij social Facebook statusin e hedhur disa minuta më parë nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila njoftoi përqëndrimin në çdo qendër të frektuentuar nga qytetarët për blerje ushqimesh apo marrje shërbimesh të punonjësve të ushtrisë dhe policisë.

Meta shpreh mirënjohjen e thellë dhe falenderim për çdo efektiv të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit në krye të detyrës, teksa shton se duhet të qëndrojmë së bashku për të mbrotjur shëndetin e qytetarëve.

Mirënjohje të thellë dhe falenderim për çdo efektiv të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit në krye të detyrës SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!