Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, në një deklaratë të dhënë për mediat, ka informuar mbi situatën e COVID 19 në Shqipëri.

Fico u shpreh se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 32 testime të reja, nga të cilët 5 kanë rezultuar pozitiv me COVID 19, duke e çuar numrin total të të prekurve në 64.

Në 24 orët e fundit janë testuar 32 persona, nga të cilët 5 kanë rezultuar pozitiv. Nga 5 personat që rezultuan pozitiv 3 janë shtetas italian që gjenden në vendin tonë, një i moshuar 80 vjeç, dhe një 40 vjeçar.

Në spitalin Infektiv ndodhen 32 pacientë të shtruar, 3 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar, por nuk ndodhen në respiracion të drejtuar, u shpreh Fico.